16:26 27/04/2014Ditën e fundit të Festivalit të Librit e shfrytëzoi për të theksuar nevojën e një reforme tërësore në institucionet e kulturës. Kryeministri Rama kërkoi më shumë hapje ndaj të resë dhe një hierarki të vendosur nga publiku.Nuk foli për kontrata por, artistëve të TOB-it që protestuan publikisht pak ditë më parë, indirekt duket se një mesazh ua dërgoi. Për Kryeministrin, reforma në institucionet e kulturës duhet të nisë që nga aty ku arti mësohet.Para se të largohej, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, Kryeministri bëri një xhiro mes stendave të Festivalit të Librit dhe Arteve Pamore, kundër të tjera shtrëngoi duart edhe me akademikun Rexhep Qosja.