Rama refuzon të flasë për Metën: Është problem për ekonominë, por…


Rama refuzon të flasë për Metën: Është problem për ekonominë, por…

14:17 06/10/2020

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët rreth raportit të Komisionit Europian këtë të martë, por refuzoi të komentonte pasi nuk e ka parë ende raportin.

Edhe për Ilir Metën nuk tha shumë fjalë pasi e konsideroi më tepër një problem për ekonominë, çështje për të cilën është ulur para gazetarëve për të diskutuar mbi ekonominë.

“Sa i përket raportit të KE nuk e kam parë, komisioneri vjen nesër, flasim nesër. Ndërkohë që sa i përket Ilir Metës nuk lidhet me asnjë çështje të zhvillimit ekonomik dhe social. Mund të trajtohet si problem për ekonominë, por jo si element i paketës tonë fiskale”.

Më herët, Presidenti Ilir Meta publikoi listën e emrave me deputetët që votuan pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor./tvklan.al






Të ngjashme