Rama rikthehet në Kolonjë: Jemi në borxh me ju!
Një pjesë e mirë e qeverisë, me në krye kryeministrin Edi Rama janë rikthyer në Kolonjë, pas fitores së kandidatit socialist Ilia Stefo.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se qeveria që ai drejton është në “borxh” me Kolonjën.
“
Jeni në borxh, që na futet me këtë votë… Fitorja është e bukur në zgjedhje vetëm në pjesën kur numëron kutitë, pastaj kur numërimi mbaron dhe ke fituar, fillon borxhi. Kemi një borxh edhe më të madh, e di mirë së gjithë vështirësitë që ka sjellë braktisja e qeverive ndër vite, ka sjellë shumë plagë. Erdhëm këtu sot, që jo vetëm t’ju falënderojmë por dhe do të bëjmë për Kolonjën gjithçka që ne kemi mundësi në mënyrë që ndryshim të shkojë kudo
”, deklaroi Rama.
Shefi i qeverisë nuk harroi të sulmonte dhe opozitën, për të cilën tha se këto tre vite nuk është marrë me hallet që mund të ketë populli, por vetëm për të ardhur në pushtet. Rama tha se qeveria ka bërë shumë punë, por sipas ti janë bërë dhe gabime.
“
Të punojmë, të punojmë dhe vetëm të punojnë, që dhe një pjesë e madhe që nuk e ka prekur ndryshimin, ta prek atë
”, deklaroi Rama.
Në zgjedhjet e të dielës, kandidati i majtë me profesion mjek fitoi me një diferencë prej 2 103 votash ndaj kandidatit të djathtë, Dritan Hajro. Stefo mori 62% të votave, ndërsa Hajro vetëm 37%./tvklan.al