Rama: Sërish në karantinë nëse shifrat rriten


Rama: Sërish në karantinë nëse shifrat rriten

23:53 11/06/2020

Kreu i qeverisë apelon për respektim të masave

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi rikthimin e masave kufizuese nëse vijon rritja e numrit të të infektuarve me Covid – 19.

“Trendi në rritje po vazhdoi kështu jo vetëm do na sjellë dëme, por do të na detyrojë të kthehemi mbrapsht, në karantinë”.

Shifrat e 3 ditëve të fundit janë më shqetësuese sesa në pikun e pandemisë. Rama kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat për frenimin e përhapjes së virusit, për të mos hedhur poshtë sakrificat e izolimit.

“Do të bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat, apo do ta bëjmë si lopa që i bie me shqelm kovës së qumështit kur e mbush?!.”

Me përfundimin e karantinës shumë prej qytetarëve dhe bizneseve anashkaluan çdo masë mbrojtëse duke ndikuar në rritjen e numrit të të infektuarve me Covid 19.

Tv Klan






Të ngjashme