Rama: SHBA-BE i kërkojnë opozitës t’i thërrasë mendjes
Kryeministri Rama vuri përballë qëndrimet e opozitës me ato të ndërkombëtarëve në lidhje me Vetting-un përmes një statusi në rrjetet sociale ku thekson se njësoj si dy vite më parë, qëndrimet e opozitës nuk përputhen me ato të SHBA dhe BE.
Sipas Ramës,
“pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim. Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes”.
Disa orë më pas, Lulzim Basha është përgjigjur edhe ai përmes një statusi në rrjetet sociale për të njëjtën temë. Basha i këshillon partnerët ndërkombëtarë të shqetësohen për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimin e Gjykatës së Lartë nga Edi Rama.
“Heshtja e tyre ndaj kësaj gjendjeje, ka ulur besueshmërinë e tyre në sytë e publikut shqiptar, i cili pret përmbushjen e premtimit që ata i bënë shqiptarëve se peshqit e mëdhenj do ishin në burg dhe jo në krye të qeverisë”,
shkruan kreu i PD-së.
Tv Klan