Rama: Shembim Babalen
Hapjen e punimeve për Unazën Lindore të Tiranës, kryeministri Rama e inspektoi me një prej biznesmenëve që Partia Demokratike e ka renditur në listën e oligarkëve të platformës antimafia.
I bindur se qeveria e tij ofron një standard tjetër në investime, por edhe në të bërit politike, kryeministri e gjen me vend të ironizojë opozitën për audiopërgjimin e Albert Veliut apo sjelljen e deputetëve të saj në takimin e stabilizim asocimit në Bruksel.
Më tej kreu i qeverisë u njoh edhe me ndryshimet që i janë bërë projektit të krahut lindor të unazës.
Punimet për trasenë e rrugës nuk e penguan kryeministrin të përshëndesë edhe banorët e zonës.
Tv Klan