Rama: Shërbimi i kolaudimit i kthehet shtetit

Foto ilustruese

Rama: Shërbimi i kolaudimit i kthehet shtetit

09:23 02/12/2020

Më të njëjtin çmim do të bëhet 1 herë në dy vjet

Kryeministri Edi Rama njoftoi përfundimin e koncesionit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore apo siç njihet ndryshe kolaudimi. Shërbimi nga data 1 janar do t’i kalojë shtetit.

Rama tha se ky ishte një koncesion absurd dhe me shërbimin që do të ofrojë shteti, mjetet e reja nuk do kalojnë në kolaudim për 3 vitet e para.

Mjetet e përdorura do të kalojnë në kolaudim 1 herë në 2 vjet dhe tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet

Radha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund” shkruan Kryeministri./tvklan.al






Të ngjashme