Rama shpërndan videon e policisë: Mos dilni pa autorizim, uroj…
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që lëvizin gjatë ditës që të pajisen me autorizim.
Përmes një postimi në Facebook kreu i qeverisë thotë se shumica e qytetarëve janë korrekt, mirëpo këtë e kërkon nga të gjithë.
“Masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithëve korrektesë”, shkruan Rama, ndërsa postimin e shoqëron me një video të Policisë së Shtetit.
Rama është shprehur se në javët në vazhdim mund të lehtësohen masat, por nëse dikush i shkel mund të përfundojë prapa hekurave./tvklan.al