Rama: Shqipëria një nga vendet më pak të prekura nga COVID

Foto e publikuar nga Forbes

Rama: Shqipëria një nga vendet më pak të prekura nga COVID

14:02 01/12/2020

“Rruga e vetme e Shqipërisë është Bashkimi Evropian”

Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga pandemia e COVID-19. Në një intervistë për Forbes, Rama shprehet se qeveria mori vendimin për mbylljen e vendit në një kohë që vende të tjera nuk e kishin bërë, pasi vlerësoi situatën e Italisë fqinje.

Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga koronavirusi. Ne vlerësuam shpejt rëndësinë e situatës duke ndjekur nga afër përkeqësimin e shëndetit të fqinjëve tanë italianë. Ne vendosëm të mbylleshin para se ky vendim të merrej nga vendet e tjera. Përtej çështjes së shëndetit publik, ne nuk kemi dashur të braktisim projektet tona  ekonomike”, shprehet Rama.

Më tej kryeministri flet për negociatat e Shqipërisë me BE dhe shprehet anëtarësimi është e vetmja rruge dhe jo ndikime nga fuqi të tjera të mëdha.  

Në fakt thirrja jonë është të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian. Unë nuk dua ta shoh Shqipërinë të bëhet objekt i lakmisë nga aktorë të fuqishëm që veprojnë jashtë kufijve evropianë”, vijon kreu i qeverisë.

Më tej Rama nuk e kursen dhe një kritikë për lidershipin e BE, duke thënë se shumë prej politikanëve në Bruksel e kanë harruar pse është krijuar unioni./tvklan.al






Të ngjashme