Rama: Shtëpitë dhe shkollat do rindërtohen brenda vitit
Kryeministri i dorëzon çelësat e shtëpisë të moshuarës në Shijak
Qeveria sjell një tjetër panoramë nga ajo që përmes zërave të qytetarëve ka bërë publike opozita për procesin e rindërtimit.
Në Shijak dhe Durrës, ku kryeministri pa nga afër shtëpi dhe objekte arsimore, sipas Ministrit të Rindërtimit po punohet që të mbahet premtimi që brenda vitit shtëpitë individuale dhe shkollat që po ndërtohen me të ardhurat e buxhetit të shtetit, të kenë përfunduar. Për pallatet, si Rama ashtu dhe Ahmetaj pranojnë se kërkohen më shumë kohë.
Por Rama siguron se fokusimi tek rindërtimit nuk ka sfumuar prioritet e tjera të qeverisë, siç është dixhitalizimi i shërbimeve. Në Durrës ai vizitoi Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore, ku pjesa më e madhe e shërbimeve mund të merren online.
Ministrja e Financave premton se brenda vitit të ardhshëm, 92 % e shërbimeve do të merren online.
Tv Klan