Rama SMS deputetëve për lojërat e fatit
Kryeministri Edi Rama i ka dërguar mesazhe deputetëve të Partisë Socialiste për mbylljen e lojërave të fatit.
Mesazhi i plotë:
“Kanë nisur t’ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër tel kundër mbylljes së basteve! Janë të orkestruara nga burgu e nga llagemet e atyre që fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos dëgjoni as shpifjen për “monopol online” sepse s’do këtë asnjë lloj monopoli!”,
thuhet në mesazhin e Ramës.
Bastet sportive do të mbyllen nga 1 Janari i vitit 2019. Ndërsa kazinotë elektronike, ashtu siç parashikon ligji aktual, do të zhvendosen në hotelet me 5 yje.
/tvklan.al