20:11 01/02/2014Tashmë që është vetë në krye të qeverisë paketën Shqipëria 1 euro e ofron për sipërmarrësit e huaj, duke premtuar edhe kontrata të përjetshme për investirorët italianë. Kryeministri Ram e ka bërë këtë premtim gjatë një takimi me sipërmarrës italianë në Milano. Agjensia e lajmeve Ansa e cila thotë se kryeministri shqiptar është shprehur i gatshëm për të vënë në dispozicion struktura ekzistuese si kapanone apo baza ushtarake, me qira një euro dhe kontrata të përjetshme pavarësisht nga metrat katrorë. Për këtë ofertë të tij Rama tha se ka marrë disa kërkesa nga sipërmarrësit që kanë fabrika, por edhe nga sipërmarrësit puljezë të energjisë së rinovueshme.Gjatë vizitës së tij në Itali Kryeministri Rama u njoh edhe me shqetësimin e të stafit diplomatik te konsullatës shqiptare në Milano. Kreu i qeverisë premtoi kalimin e konsullatës në hapësirë të re dhe atashimin pranë saj të konsullit të Kosovës.Rama tha se të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Itali shumë shpejt do të shohin një ndryshim rrënjësor në mikpritje dhe trajtim nga shërbimi yne konsullor.