Rama viziton familjen Rasha, në 18:00 pritet të flasë për ngjarjen

FOTO: KRYEMINISTRI RAMA NË FAMILJEN E TË NDJERIT KLODIAN RASHA

Rama viziton familjen Rasha, në 18:00 pritet të flasë për ngjarjen

12:33 10/12/2020

Me t’u kthyer në Tiranë, Kryeministri Edi Rama mësohet se ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e 25-vjeçarit që u vra nga policia, Klodian Rasha.

Më herët, në një postim në Twitter kreu i qeverisë u shpreh se për ngjarjen e rëndë do të ketë një komunikim në orën 18:00 të kësaj të enjteje.

Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruajti Rama.

Kreu i qeverisë ndodhej në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deri më tani nuk ka pasur një reagim në lidhje me ngjarjen./tvklan.al






Të ngjashme