Rama: Sot në mesditë ndërpritet transporti urban në Tiranë dhe Durrës
Kreu i qeverisë ka njoftuar pak minuta më parë se prej mesditës së sotme, nuk do të ketë më transport urban në Tiranë dhe Durrës.
Në një shënim në Facebook, Edi Rama bën me dije se qeveria po bën gati transportin që do të jetë vetëm për mjekët dhe infermierët.
Këto masa vijnë në vazhdim të masave të marra për mospërhapjen e mëtejshme të koronavirus në Shqipëri, ku deri më tani rezultojnë se janë 15 persona të infektuar, ndërsa ditën e Mërkurë është shënuar dhe viktima e parë nga COVID-19, një 73-vjecare nga Durrësi.
Ndërkohë në një postim në Facebook, Rama ka përshëndetur edhe vendimin e Kishës Katolike për të pezulluar të gjithë aktivitet fetare.
/tvklan.al