Rama sqaron qytetarët: Pse prekemi nga kriza e energjisë dhe e naftës
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot në mediat sociale qytetarëve, të cilët kanë ngritur pikëpyetje lidhur me krizën e energjisë dhe të naftës që mund të preket dhe Shqipëria.
Rama është shprehur se Shqipëria nuk arrin që të prodhojë energji mjaftueshëm për të furnizuar të gjithë, ndaj dhe detyrohet që të dalë në tregjet ndërkombëtare dhe të blejë me çmime të larta.
“Vendi ynë nuk e prodhon të gjithë energjinë që prodhon, por vetëm një vend të saj. Prandaj Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare dhe blen e energji, e cila është e lidhur me bursës dhe çmimin që vendoset aty”, u shpreh Kryeministri.
Po ashtu edhe për naftën, kreu i qeverisë tha se ajo që prodhohet në vend është shumë e rëndë dhe nuk mund të përdoret për automjetet, por eksportohet jashtë dhe kthehet në nënprodukte.
Rama teksa sqaroi qytetarët, u shpreh se prodhimi i brendshëm i naftës nuk është i mjaftueshëm për të gjithë tregun, ndaj dhe importohet një pjesë e saj./tvklan.al