
Rama sqaron vendimin për ndalimin e importit të makinave të përdorura mbi 10 vite
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar mëngjesin e kësaj të premteje vendimin e qeverisë për të ndaluar importimin e makinave të përdorura mbi 10 vite në Shqipëri.
Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ky vendim do të kontribuojë në cilësinë e jetesës së fëmijëve fillimisht e më pas të çdo qytetari.
Statusi i Edi Ramës
MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë videoinformacion rreth vendimit që ndalon importin e makinave me mbi 10 vite vjetërsi për të siguruar ajër më të pastër e shëndet më të mirë për fëmijët tanë e çdo qytetar, ju uroj një ditë të mbarë🌳