Rama sulmon ashpër LSI-në në Durrës
Kryeministri Rama sulmoi ashpër nga Durrësi Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke thënë se të punësuarit e saj në institucionet shtetërore paguajnë përqindje nga rroga e shtetit për këtë parti. Edhe pse nuk përmendi me emër LSI-në, referenca ishte e qartë për drejtuesit e portit të durrësit dhe administratën e këtij institucioni.
Rama atakoi edhe programin e LSI-së për punësimin e 100 mijë të rinjve.
“
Do të punësojmë 100 të rinj, ai lloj punësimi do të mbarojë në 25 qershor”,
tha Rama.
Akuzave se nuk ka mbajtur premtimet e bëra 4 vite më parë kreu i qeverisë iu përmendi reformën në drejtësi, ndërsa e ironizoi programin për arsimin të propozuar nga Lulzim Basha.
Kryeministri Edi Rama kërkoi mbështetjen e të gjithë shqiptarëve për të larguar sipas tij partitë e vogla nga tepsia e pushtetit, mesazh që e përcolli edhe në një video mesazh në rrjetet sociale. TV KLAN