Rama sulmon Dulen nga Saranda: 4 vite nuk më kërkoi asnjë investim për minoritetin


Rama sulmon Dulen nga Saranda: 4 vite nuk më kërkoi asnjë investim për minoritetin

12:16 08/06/2017

Nga fshati Xarrë i Sarandës, Kryeministri Edi Rama sulmoi kryetarin e PBDNJ Vangjel Dule duke u bërë thirrje banorëve që të mos i japin votën pasi do të jetë e pavlefshme.

Rama komentoi listën e PD-së në Vlorë, ku janë të përfshirë Vangjel Duke i minoritetit grek dhe Dashamir Tahiri i larguar nga PDIU.

Kryeministri deklaroi se gjatë 4 viteve që qëndron në detyrë, Vangjel Dule nuk i kishte kërkuar asnjëherë investim për zonat e minoritetit.

“Për çfarë duhet shpërndarë vota? se jemi këtu në këtë zonë që ka dhe minoritar, ka dhe çamë. Si mund t’i jepet vota për Vangjel Dulen? Do t’ja japësh votësh Dules, duhet të kalosh njëherë në PD, se është te PD-ja ai. Dhe si do ja bëjnë tani çamët? Mund ta di unë? Tani na shfaqet në Dashin e havasë dhe vjen këtu e thotë unë dhe Dashi do bëjmë Republikën e Re. Asnjë votë Vangjel Dules, se është vota më e pavlefshme. Është vota e një verbërie të pashoqe.

Ai duhet të përfaqësonte minoritetin. S’më ka ardhur njëherë 44 muaj Kryeministër, nuk m’u shfaq njëherë të më kërkojë një investim. 

Të më kërkojë  një zgjidhje për një problem njerëzish. Vetëm në Parlament për të nxiturr sherr, për të nxitur konflikte. Tani do votën nga minoriteti për Dashin e havasë. Se Dashi i havasë është histori tjetër, ai do vota për Vangjelin. A e kuptoni ju? Pra këto parti janë parti qokash. Vijnë këtu ju kërkojnë votat edhe nuk i keni më për asnjë punë. Ndërkohë vota për ne është vota për të marrë në punë”,

tha Kryeministri Rama.

Kryesocialisti përsëriti gjithashtu përse Partia Socialiste kërkon të marrë 71 mandate dhe të qeverisë e vetme. Duke marrë shembullin e ligjit të arsimit të larta, Rama theksoi se nëse do t’i duhet të qeverisë me parti të tjera, atëherë do të jetë në kushte presioni pasi të gjitha partitë kanë deklaruar se do anulojnë këtë ligj.

“Përse prindërit ta marrin në punë Lulin, se kështu i thotë zemra? Se i është pushkatuar gjyshi nga gabimisht që ai mendon se është e majta jonë? S’ka lidhje. Kë do marrin në punë prindërit që më në fund shpëtuan nga ankthi i mbiemrit, se nuk ka nevojë të kesh mbiemër të njohur të futesh në universitet, mjafton që fëmija të mësojë.

I dëgjoni ju partitë e tjera? Do rrëzojnë ligjin e arsimit të lartë, se nuk bëjnë dot qoka. E cili prind e do këtë për fëmijën e vet? Atehërë logjika është shumë e thjeshtë, do votojmë për tifozllëk apo për interesin e drejtpërdrejt të fëmijëve? Mora shembullin arsimit, mund të marrim shembull çdo sektor”

, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al






Të ngjashme