Rama takohet me Erdoganin
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në “Facebook” me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Kjo fotografi është shkrepur nga takimi që kanë patur në rezidencën verore të Erdoganit në Marmaris.
Në këtë takim, ata kanë folur për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Turqisë, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, situatën në Ballkanin Perëndimor etj.
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Rama në mbishkrimin e fotos.
Ky takim i kryeministrit shqiptar me Presidentin turk vjen një ditë përpara se Rama të niset për në Athinë ku do të marrë pjesë në një takim organizuar nga revista ekonomike “The Economist” sëbashku me qeverinë greke.
Kreu i qeverisë sonë do të qëndrojë dy ditë në kryeqytetin e Greqisë dhe më 16 Shtator do të mbajë një fjalim për zgjerimin e Bashkimit Europian, reformat dhe investimet./tvklan.al