Rama takon fermerët, përgjigjja që jep për arrestimin e politikanëve të korruptuar


Rama takon fermerët, përgjigjja që jep për arrestimin e politikanëve të korruptuar

12:17 20/09/2016

Kryeministri Edi Rama beson se kreditimi i projekteve të fermerëve përmes Fondit të Garancisë Kombëtare është një mënyrë e garantuar për zhvillimin e bujqësisë dhe mirëqenien e vete fermerëve.

Kreu i qeverisë bashkëbisedoi me disa prej tyre në njësinë administrative të Mashan, në Gramsh, të cilëve iu shpjegoi rrugën që duhet të ndjekin për të përfituar kreditë, që si garant kanë vetë shtetin.

Por fermerët me pyetjet që i drejtuan kryeministrit dukeshin se shqetësim më të madh kanë mungesën e ujit për vaditje apo mungesën e një rruge që i lidh me pjesën tjetër të fshatrave.

Por kryeministri e ka një përgjigje për pyetje të kësaj natyre, 3 vite pasi drejton qeverinë.

Të gjithë fëmijët njëherësh i ke bërë? Shqupi ne na i la shtëpinë me borxhe dhe duhet të lanim borxhet

”, ka thënë kryeministri Rama. Por këto argumente të kryeministrit kane ngritur këtë pyetje të një fermeri, për të cilat Rama ka serish një përgjigje.

Fermeri:

Pse nuk i çoni para ligjit këta që kanë abuzuar?

Rama:

Kush t’i çojë? Duhet kosa me pre bar dhe këtu duhen gjyqtarët, bëmë reformën tani presim të pastrohen vetë këta, që të pastrojmë politikën. /

TV KLAN






Të ngjashme