Rama takon kryebashkiakët
Takimi në kuadër të organizimit për zgjedhjet e ardhshme
Ka nisur i vrullshëm sezoni i ri politikë për Kryeministrin Edi Rama. Dy ditë pasi zhvilloi një mbledhje me deputetët e grupit parlamentar, ai gjatë së enjtes zhvilloi një takim me të gjithë kryetarët socialistë të bashkive.
Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura në ambientet e një prej bizneseve të Elbasanit dhe ka zgjatuar afro dy orë.
Mësohet se gjatë saj është diskutuar mbi organizimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim, kësaj here me deputetët e PS-së për Qarkun Tiranë.
Tv Klan