Rama takon punonjësit e OSHEE më 1 Maj
1 Maj, dita ndërkombëtare e punëtoreve, 30 punonjësit e Brigadës së Tensionit të Lartë OSHEE nuk i gjen në protestë, por as pushim.
Të detyruar të jenë në punë për shkak të remontin të linjës Lanabregas–nënstacioni i Pallatit të Kongreseve, ata kanë pritur kryeministrin Edi Rama, i cili zgjodhi t’i falënderojë për përkushtimin në shërbim të qytetit pikërisht në ditën e festës së tyre.
Drejtori i OSHEE më shumë se të fliste për punonjësit foli për atë ç’ka ka bërë kompania që ai drejton për ta, ndërsa vetë kryeministri për atë që qeveria ka bërë për OSHEE dhe konsumatorët.
“
Për familjet që janë në ndihmë ekonomike, ne bëjmë një kompensim të plotë të të gjithë diferencës pas heqjes së fashës mbrojtëse. Është 19 milionë dollarë në vit nga buxheti i shtetit që shkon për këto familje dhe për gjithë kategoritë e tjera, të cilat prezumohet të mbroheshin nga fasha 300 k/Ë. Sot, askush nga ata nuk ndjen rritje të çmimit të energjisë, ndërkohë për fasha të tjera, çmimi i energjisë është ulur. Janë bërë zerime kamat vonesash masivisht, duke kontribuar të gjithë sëbashku që të bëhen të gjithë investime të mëdha dhe të fillojë ripërtëritja e një rrjeti shumë të vjetër”.
Kryeministri thotë se prioritet mbetet modernizimi i kompanisë së shpërndarjes së energjisë me njerëz të trajnuar dhe profesionistë.
Tv Klan