Rama: Të nxisim të rinjtë drejt aktiviteteve sportive


Rama: Të nxisim të rinjtë drejt aktiviteteve sportive

14:35 02/11/2016

Përfshirja e të rinjve në aktivitet fizik, sipas kryeministrit Edi Rama do të ulte obezitetin e tyre, do të ulte kostot e shtetit për shëndetësinë, do të ulte kriminalitetin si dhe do të rriste ekonominë.

Ndaj dhe qeveria e tij ka hartuar një program së bashku me Federatën e Sportit Shkollor për rritjen e cilësisë së tyre në institucionet arsimore, program që është konkretizuar më firmosjen e një marrëveshje në Sallën e Hartave në Kryeministri.

Skuadrën kombëtare të futbollit, ku pjesa me e madhe e lojtarëve janë lindur dhe rritur në Perëndim, Rama e sheh si shembullin më të mirë të një kulture sportive, me të cilën të rinjtë edukohen që në shkollat e ciklit të ulët.

Shifrat prej 4 %, që kryeministri thotë se ka në rang kombëtar për përfshirjen e popullatës në aktivitete të ndryshme fizike dhe sportive është shumë dekurajuese, aq më shumë kur ai i krahason me Finlandën që këtë shifër e ka 97 %.

Ndaj ai premton një sërë investimesh në institucionet sportive, si: pallate sporti, pishina e palestra publike./ TV KLAN






Të ngjashme