Rama: Të punohet me 3 turne për rindërtimin
Ahmetaj: Opozita, asnjë fjalë në program për tërmetin
Lagja e re 5 Maji do të jetë një përzierje e arkitekturës moderne, teknologjisë shërbimeve madje edhe shkollave dhe një qendër e teknologjisë dhe informacionit. Porosia e Kryeministrit Edi Rama që pa nga afër punimet ishte që në të gjithë kantieret e rindërtimit të mos ndalet puna në asnjë orë të ditës.
860 familje janë ende në çadra, por sipas Ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, numri sa vjen e zvogëlohet. Ai bëri edhe një koment për programin ekonomik të opozitës. Ndërsa Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se projekti do t’i japë një tjetër pamje zonës.
Projekti parashikon ndërtimin e 900 apartamenteve, në të cilët do strehohen 3150 rezidentë. Lagja e re do të kthehet në qendër të re për 11 mijë banorë të zonës. Aty do të çelë dyert edhe shkolla e famshme franceze e inovacionit “Ecole42”.
Tv Klan