Rama telefonatë me Presidentin e Ukrainës


Rama telefonatë me Presidentin e Ukrainës

19:54 11/09/2020

Diskutohet për një marrëveshje paqeje në rajonin e Donbas

Kryeministri Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës së OSBE-së, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky.

Në fokus ishte koordinimi i përpjekjeve për një zgjidhje paqësore në rajonin e Donbas.

Zhelenski e falenderoi Ramën për përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në këtë zonë dhe rivendosjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Sipas njoftimit të Presidencës ukrainase, Rama i konsideroi të guximshme përpjekjet e këtij vendi për paqe.

Rama ftoi Zelenskyn të vizitojë Shqipërinë. Të hënën, Rama do të jetë në Vienë në një konferencë që OSBE zhvillon për luftën kundër terrorizmit.

Tv Klan






Të ngjashme