Rama: Terrorizimi, virus që luftohet me strategji
Lufta ndaj terrorizmit ka mbledhur bashkë përfaqësues të vendeve të rajonit të Ballkanit, si dhe Bashkimit Europian. Kryeministri Rama mendon se ky virus, siç e quan ai terrorizimin, luftohet me strategji dhe një nga këto është dhe nisma e propozuar nga qeveria e tij për të luftuar është futja e kurrikulave mësimore ku të mësohet mbi fenë.
Kryeministri Rama e sheh Ballkanin si shembullin më të mirë ku terrorizimit i është thënë jo.
Kreu i qeverisë foli sërish për rëndësinë që ka miratimi i Reformës në Drejtësi për integrimin e Shqipërisë në BE, një rrugëtim që sipas Ramës bëhet shpesh i mërzitshëm për shkak të detyrimeve që duhen përmbushur.
Tv Klan