Kosovë – Shqipëri, mbledhje të përbashkët qeverie më 27 nëntor në Korçë
Mbledhja e katërt e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të mbahet më 27 nëntor në Korçë. Vendimin e bëri publik vetë kryeministri Edi Rama pas takimit me zv/kryeministrin e parë dhe njëkohësisht ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Me zv/kryeministrin dhe minsitrin e Jashtëm të Kosovës, pas një takimi ku dakordësuam dhe mbledhjen e dy qeverive. Korçë 27 nëntor, 28 nëntor në Vlorë për flamurin”,
shkruan kreu i qeverisë Edi Rama në rrjetet sociale.
Pak minuta më pas këtë vendim e konfirmoi edhe numri dy i qeverisë së Kosovës Behgjet Pacolli.
“Kufij europiane midis Kosovës dhe Shqipërisë; Mbledhja e përbashket e dy qeverive në Korçë me 27 nëntor, pak para festës së madhe të shqiptarëve”,
shkruan Pacolli.
Ende nuk dihet mbi vendimet apo temat e bisedës së këtij takimi.
Mbledhja e përbahskët mes dy qeverive, është një vendim që nisi me mandatin e parë të qeverisë Rama. E para u mbajt më 11 janar 2014 në Prizren. Një vit më pas, në 23 mars të 2015 me moton “Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr” u zhvillua në Tiranë, mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverive.
Aty u firmosen 5 marrëveshje, 4 memorandume, 2 protokolle. Mbledhja e tretë mes dy qeverive u mbajt në prishtinë më 3 qershor të vitit 2016.
Në vizitën e tij në TIranë, zv/kryeministri Behgjet Pacolli u takua edhe me Presidentin Ilir Meta. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si element kyç në promovimin e stabilitet në rajon. Tv Klan
Me ZvKm&Ministrin e Jashtëm të Kosovës pas një takimi ku dakordësuam dhe mbledhjen e dy qeverive.Korçë 27 nëntor👐28 në Vlorë për flamurin🇦🇱 pic.twitter.com/OpNZUCWOiT
— Edi Rama (@ediramaal) September 14, 2017