Video/ Rama: U hap dera e drejtësisë së re!


Video/ Rama: U hap dera e drejtësisë së re!

16:20 17/06/2017 https://youtu.be/sTesRJoAVEI

Menjëherë pasi Kuvendi miratoi me 100 vota pro listën e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kryeministri Rama u shfaq i lumtur para mediave duke theksuar se “u hap dera për drejtësinë e re”.

Jam shume i lehtësuar që u kapërcyen të gjitha pengesat. Nga sot fillon zbatimi i reformës, orët për gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar janë të numëruara. Ka diçka që e bën shumë të rëndësishëm këtë proces, që është se gjyqtarëve dhe prokurorëve të pastër nuk do ia kenë më për nder deputetëve dhe jam i bindur se sot është çelur falë këtij procesi dera e drejtësisë së re.

Nga ana tjetër Rama tha se askush nuk duhet të mendojë se gjithçka do jetë fushë me lule, “

përkundrazi do të duhet garanti, gardiani dhe prijësi në këtë proces që është Partia Socialiste”

.

Lidhur me fushatën elektorale, Rama tha se “

të gjithë e shohim është fushata më e qetë që kur mbaj mend unë nga pikëpamja e retorikës, ndotjes së mjedisit, nga fakti që palët sigurisht thumbohem me njëra-tjetrën, ka edhe momente që kalohet caku.

Rama tha se “ajo që e ka bërë fushatën të çuditshme është futja e presidentit të zgjedhur në fushatë”, duke folur për Metën që po bën fushatë për LSI-në.”

Unë nuk dua të bëj komente për këtë sepse fokusi jonë në këto ditë janë njerëzit.

Lidhur me thirrjen e tij për policinë që të përfshihet në fushatë, Rama tha se “

çdo njeri dhe mbi të gjitha, çdo autoritet publik, e çdo kryeministër nuk është i pagabueshëm dhe është shumë e rëndësishme që nëse gabon të pranojë gabimin e të kërkojë ndjesë…qëllimi im nuk ishte që të turrja policinë në zgjedhje, por pavarësisht se kush ishte qëllimi im, mënyra se si unë e komunikova ishte e gabuar dhe kam kërkuar ndjesë.

”/tvklan.al






Të ngjashme