Rama në SHBA për vaksinën e COVID-19

Edi Rama duke zbritur nga avioni, foto ilustruese

Rama në SHBA për vaksinën e COVID-19

13:32 05/12/2020

“S’do lemë gur pa lëvizur për ta patur sa më parë”

Pak javë pasi qeveria la 3.9 milion Euro kapar për blerjen e vaksinës anti-COVID, Kryeministri Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës kundër Armikut të Padukshëm.

Kryeministri shprehet se qeveria nuk do lërë gur pa luajtur, që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri dhe se kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi.

Qeveria ka një marrëveshje me Covax për blerjen e 1 milion e 140 mijë dozave vaksinë që do të mbulojë 20% të popullsisë, duke nisur nga bluzat e bardha, mësuesit, personat e shërbimit dhe grupet e riskut.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se përveç Covax për t’i siguruar qytetarëve në një kohë sa më të shpejtë vaksinën, paralelisht qeveria është në një proces negocimi me disa kompani që janë duke ofertuar sa i përket vaksinave që janë gati.

Tv Klan






Të ngjashme