Rama: Urime Vetingut, sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar


Rama: Urime Vetingut, sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar

11:09 30/10/2017

Sot është inauguruar godina e Vetingut, në një ceremoni ku morën pjesë komisionerët e vetingut dhe ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka përgëzuar nisjen e vetingut, duke thënë se sistemi duhet të pastrohet nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut!Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”,

shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërsa ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin e konsideroi ditë shprese për Shqipërinë nisjen e punës për vetingun.

Vetingu është procesi që do të filtrojë gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit të drejtësisë për të verifikuar pastërtinë e figurës së tyre. 

/tvklan.al






Të ngjashme