Rama: Reforma në Arsim, sukses i qeverisë
Paraditen e kësaj të marte, Kryeministri ia ka dedikuar vetëm arsimit atij universitar dhe profesional.
Si në ceremoninë e 65 – vjetorit të krijimit të Universitetit Bujqësore, ashtu dhe në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale për arsimin profesional, Kryeministri u përqendrua tek reforma në arsimin e lartë, që sipas tij, pavarësisht debateve, bëri të mundur që në auditore të ulen më të mirët.
Ndërsa arsimin profesional, Kryeministri e vlerëson si zgjedhjen e sigurt të çdo të riu për të patur një treg të garantuar pune.
Ministri Klosi flet me shifra për uljen e numrit të papaunësisë duke i orientuar punëkërkuesit drejt profesioneve.
Pedagogëve të Universitetit Bujqësor, Kryeministri u kërkoi të asistonin dhe këshillonin projektet e qeverisë në këtë fushe.
Në 65 – vjetorin e krijimit të tij, Kryeministri premton trasformim të Universitetit Bujqësor duke prezantuar dhe masterplanin për rikonstruktimin total, jo vetëm të godinës, por të gjitha hapësirave që administrohen nga ai, që aktualisht, në pjesën më të madhe janë të zaptuara nga ndërtimet.
Tv Klan