Rama: Refomra e sistemit qeverisës, përparësi kombëtare


Rama: Refomra e sistemit qeverisës, përparësi kombëtare

15:35 08/06/2017 https://youtu.be/1Yw_96SIrYQ

Kryeministri Rama e quajti përparësi kombëtare çrrënjosjen e sistemit që detyron partitë e mëdha të qeverisin me forca të vogla politike. Në Ksamil e Delvinë ai tha se ka qenë parcelizimi i shtetit që ka penguar zhvillimin në shumë sektorë.

Banoreve te Xares dhe Finiqit ku jeton një shumice minoritaresh, kryeministri Rama u foli për domosdoshmëri që pas 25 qershorit të krijohet një qeveri pa aleatë dhe qeverie e vetëm Rama është i bindur se mund të drejtojë vetëm PS dhe këtë e tregon kur ironizon programin ekonomik të PD.

Edi Rama ka sulmuar Vangjel Dulen kryetari e Partisë për të Drejtat e Njeriut që sipas tij vetëm të drejtat e tyre nuk mbron në parlament dhe tani kërkon votat për PD ku renditet së bashku me Dashamir Tahiri në listën e saj për deputet për qarkun e Vlorës.

Vetëm nga projekti i Rilindjes urbane Rama thotë janë krijuar afro 49 mijë vende të reja pune.

/Tv Klan






Të ngjashme