Rama nis takimet në Ukrainë si kreu i Presidencës së OSBE


Rama nis takimet në Ukrainë si kreu i Presidencës së OSBE

08:35 20/01/2020

Takime me krerët më të lartë të vendit për çështjen e krizës

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Ukrainë pas marrjes së drejtimit të Presidencës së OSBE-së.

Kreu i qeverisë shqiptare ka takuar kryeministrin e vendit Oleksiy Honcharuk dhe ministrin e jashtëm.

Takimet janë përqendruar në forcimin e bashkëpunimit mes OSBE-së dhe Ukrainës si dhe në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit me Rusinë.

Rama pritet të ketë një takim edhe me presidentin e vendit Volodimir Zelenski dhe kryetarin e parlamentit.

Tv Klan






Të ngjashme