Rama viziton familjet e pastreha nga tërmeti
“Brenda pak muajsh do të hyni në shtëpitë e reja”
Këto Krishtlindje disa dhjetëra familje në Gjorm të Laçit i gjetën në çadra, ku qëndrojnë që pas tërmetit të 26 nëntorit kur shtëpitë e tyre u bënë të pabanueshme.
Një prej tyre është zgjedhur nga kryeministri për të drekuar dhe për t’ju premtuar se brenda pak muajsh do të kenë mundësi të hyjnë në shtëpinë e re.
“Shtëpia do të jetë gati deri në pranverë dhe do shikojmë mundësinë edhe për mobilimin”
Në zonën e Laçit ku një bllok i madh pallatesh do të shemben për shkak të dëmtimeve të mëdha, Rama thotë se programi i rindërtimit do të përfundoj brenda vitit të ardhshëm. Ndërsa pranon se në Durrës dhe Tiranë do të duhet më tepër kohë.
Vizitoi dhe kishën e Shën Mhillit, të cilës goditja sizmike i ka shkaktuar jo pak probleme, për të cilët ministria e Kulturës po përgatit një projekt restaurimi.
Tv Klan