Rama zbulon ku do të jetë sonte: “Aty ku e premtja bëhet epilog i javës”


Rama zbulon ku do të jetë sonte: “Aty ku e premtja bëhet epilog i javës”

10:12 19/10/2018

Kryeministri Edi Rama sonte do të jetë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani në Tv Klan.

Vetë Kryeministri ka ndarë me publikun këtë fakt përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sonte do jem në të vetmin kazan që s’bën sikur s’është kazan, prandaj dhe nuk e përdor lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj. Aty ku e premtja mbrëma bëhet epilogu i javës politike e mediatike të shumë zhurmës për asgjë,e ku vetë balta shitet si mjalta. Zonë e Lirë natyrisht

, shkruan Kryeministri.

 

Kjo është hera e tretë që Kryeministri Edi Rama do të jetë në “Zonë e Lirë” në harkun kohor të një viti. Më 9 Qershor 2017, Rama u rikthye në emision pas 7 vitesh mungesë ku gazetari Arian Çani i dhuroi një timon makine si simbolikë për hyrjen e PS në zgjedhje pa koalicion.

Kryeministri shkoi sërish në “Zonë e Lirë” më 27 Tetor 2017, kur Çani i dhuroi airbagun e timonit të makinës, pasi fitoi i vetëm zgjedhjet parlamentare.

Çfarë surprizash ka rezervuar mbrëmja e sotme? Mbetet të presim orën 21:00 për të ndjekur “Zonë e Lirë” në ekranin e Tv Klan! /

tvklan.al






Të ngjashme