Ramadani shënon golin e jetës


Ramadani shënon golin e jetës

19:35 15/07/2020

Vejle rikthehet në superligën daneze

Ylber Ramadani shënoi golin e jetës. Skuadra e tij Vejle në Danimarkë u rikthye në Superligë, pas një viti në kategorinë e dytë.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare shënoi golin me vlerë tri pikësh, që i siguroi matematikisht skuadrës së tij ngjitjen mes ekipeve më të mira në futbollin danez. Në ndeshjen ndaj Nykobing, Ramadani la shenjë në fatin e duelit, kur në minutën e 57 lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zonës. Topi shkoi në duart e portierit, por ai nuk arriti ta kontrollonte dhe e pa të përfundonte pas krahëve të tij.

Ky ishte goli i tretë i Ramadanit në këtë sezon, por me më shumë vlerë se të gjithë golat e tjerë, pasi i dhuroi tri pikët me suksesin 1-0 Vejles dhe bëri formalitet dy javët e mbetura të kampionatit.

Festa në dhomat e zhveshjes në stadium ishte e justifikuar.

Ramadani ka luajtur me Partizanin në Shqipëri, teksa fillimisht luajti me ekipin Shpresa e më pas me Kombëtaren e parë, numëron 7 aktivizime dhe 1 gol, atë ndaj Moldavisë në Elbasan Arena.

Pjesë e Vejles është edhe Arlind Ajeti, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare si dhe Arbnor Muçolli i Shpresave.

TV Klan






Të ngjashme