Ramazan Memishi çel ekspozitën e tij të pestë (01 Nentor 1998)
Piktori nga Kukësi Ramazan Memishi i cili ka kryer shkollën e mesme “Jordan Misja” dhe i specializuar si skenograf në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ka hapur ekspozitën e tij të pestë. Pas mbarimit të studimeve, piktori Memishi numëron mjaft ekspozita kolektive dhe vetiake brenda dhe jashtë vendit. Ekspozita e fundit e hapur në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, përmbledh kompozime dhe teknika të ndryshme. E veçanta që vihet re tek piktori Memishi është se ai në shumicën e veprave të tij, ka punuar me dhe’ të ngjyrosur dhe vihet re se është përdorur grafika piktura dhe sixhadja ku me këtë të fundit piktori është paraqitur dhe në Festivalin e Dijes në Francë. Memishi ka koleksione private në Gjermani, Itali,Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Malin e Zi.
Pamje nga ekspozita, pikturat./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti