Ramë Buja plagoset – (25 Prill 1999)


Ramë Buja plagoset – (25 Prill 1999)

22:24 25/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ramë Buja një prej figurave të njohura të politikës kosovare, një ndër njerëzit më të afërt të Hashim Thaçit është plagosur sëbashku me badigardin e tij gjatë një vizitë të kryer në radhët e UÇK-së. Ky është një njoftim i ardhur nga “Kosova Press”. Ramë Buja një nga anëtarët e delegacionit shqiptarë të Rambujesë, aktualisht është ministër i Pushtetit Lokal në qeverinë e re të Hashim Thaçit.

I inkuadruar në politikë fillimishtë në Lidhjen Demokratike të Kosovës së Ibrahim Rugovës, më pas me Lidhjen e Bashkimit Demokratë të Rexhep Qoses dhe më tej aspiratat dhe qëllimet e tij gjenden në UÇK ku ka qenë dhe anëtar i shtabit të kësaj ushtrie.

Në lajmin e ardhur nga “Kosova Press” nk përcaktohet vendi se ku ka ndodhur plagosja e Ramë Bujës dhe badigardit të tij, por sipas këtij burimi jeta e tyre është jashtë rrezikut./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme