Ramiz Alia për Kleanthi Koçin – (28 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ramiz Alia:- “Vdekja e Kleanthi Koçit me tronditi shumë. Që kur u bë ai atentat i pakuptimtë ndaj jetës së tij, ndjeva një dhimbje të madhe për atë njeri. Kleanthin unë e kam njohur shumë kohë përpara. E kam njohur kur punonte në Gjykatën e Lartë dhe si kryetar më vonë i Gjykatës së Lartë. Ishte një nga juristët më të shquar tonët. Per mendimin tim ai edhe sot i ka të rrallë shokët. Ishte njohësi i mire i jurisprudences përgjithësisht, ishte njeri me vullnet të madh, studjoz, kompetent jo vetëm në fushën e tij, por njeri i kulturuar që dinte të thoshte mendim edhe për ato gjëra që dilnin jashtë fushës së tij të ligjeve. Unë e kam njohur Kleanthin si Kryetar të Gjykatës së Lartë, por e kam njohur edhe si avokat. Si të tillë rasti e solli që të ishim afër njeri-tjetrit dhe kam vu re që Kleanthi ishte njeri që kuptonte mirë jo vetëm thashë aspektin ligjor të çështjeve, por dhe politikën, sepse mpleksej politika. Ishte politika që më futi në burg dhe kundër kësaj politike Kleanthi diti të reagojë mirë. Unë mendoj që është një humbje e madhe për drejtesinë tonë. Është një humbje e madhe për të gjithë ata njerëz të cilët luftojnë kundër krimit, luftojnë kundër të keqes dhe Kleanthi ishte një luftëtar i tillë. Unë nuk gjej fjalë të tjera për të thënë në këtë moment, vetëm të ngushëlloj familjen e tij që të gjejë forcën. Por një gjë është e sigurtë që Kleanthin nuk do ta harrojmë kollaj. S’do ta harrojmë ne, s’do ta harrojnë veçanërisht shokët e tij, juristët, njerëzit e drejtesisë./tvklan.al