Ramush Haradinaj nis fushatën elektorale në Prishtinë – (23 Shtator 2000)


Ramush Haradinaj nis fushatën elektorale në Prishtinë – (23 Shtator 2000)

19:29 23/09/2000

Lajme Arkiva – TV KLan 2000

Ramush Haradinaj, një nga ish-komandantët e UÇK-së, filloi në Prishtinë fushatën e tij për zgjedhjet bashkiake të 28 Tetorit. Haradinaj, kryetari i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës, nuk është shfaqur shumë në publik që pas plagosjes së tij në fillim të Korrikut, në një shkëmbim zjarri, që mund të kishte kushtuar karrierën e tij politike.

Vetëm disa qindra persona morën pjesë në mitingun e tij elektoral në pasditen e djeshme përpara Teatrit Kombëtar të Prishtinës. Ndërsa vëzhguesit parashikonin një të ardhme të mirë politike për Haradinaj, përpara këtij incidenti. Në fjalimin e tij, Haradinaj që kishte ende në fytyrë një gjurmë plage, premtoi se Kosova nuk do të bëjë më kurrë pjesë në Serbi.

Administratori i OKB-së Bernard Kushner mori pjesë në mitingun e Haradinaj, ashtu siç mori pjesë dhe në atë të Thaçit më 13 Shtator në Prishtinë./tvklan.al






Të ngjashme