Raporti i DASH, Basha: Ekonomia po vdes, Rama shantazhon investitorët e huaj
Duke komentuar raportin e Departamentin Amerikan të Shtetit, sipas të cilit Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes, Lulzim Basha thotë se ekonomia po vdes përditë si pasojë e plaçkitjes nga Rama dhe një grusht oligarkësh.
Sipas kreut të Partisë Demokratike, Shqipëria nuk është vend i përshtatshëm për bizneset amerikane për shkak të korrupsionit të përhapur, veçanërisht në PPP dhe prokurime, mungesa e shtetit ligjor dhe e konkurrencës.
Në reagimin e tij, Basha thotë më tej se
“Rama u bën shantazh investitorëve të huaj të bashkëpunojnë me klientët, nëse duan të investojnë në Shqipëri. Prandaj, Shqipëria nuk ka investime të huaja”.
“Kombinimi krim+ekonomi e fortë është një minë me sahat që duhet çaktivizuar sa më parë, që të mos shkretijë gjithçka. Është koha të bashkohemi!”
, mbyll reagimin e tij Basha.
/tvklan.al