Raporti i FBI: Si bashkëpunojnë shqiptarët me mafien italiane
Gazeta italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar një artikull përhapjes së mafies italiane në SHBA dhe në Europë. Duke u bazuar në një raport të FBI, “Corriere” shkruan se një nga klanet mafioze në Pulia ka lidhje të ngushta në Shqipëri.
“Rrënjët e mafies pulieze në Shqipëri janë tepër të vjetra për shkak të afërsisë gjeografike dhe përhapjes së gjuhës italiane në vendin e shqiponjave”, shkruan “Corriere”.
Sipas raportit, i cili merr në analizë gjysmën e dytë të vitit 2015, ngarkesa e drogës arrijnë në Itali nga Mali i Zi, Kroacia dhe Shqipëria. Dhe sigurisht ky trafik bëhet nga shqiptarë të lidhur me anëtarë të mafies.
/tvklan.al