Raporti i policisë italiane për mafien shqiptare – (18 Korrik 2000)


Raporti i policisë italiane për mafien shqiptare – (18 Korrik 2000)

19:20 18/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Mafia shqiptare do të pushtojë italinë. Drejtoria e hetimeve anti-mafia, të policisë Italiane ka denoncuar faktin se mafiozët shqiptarë, janë gati të hidhen në Itali. Sipas këtij raporti bosët mafioz të Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, kanë marrëdhënie të ngushta me trafikantët e drogës nga Turqia, por dhe nga Afganistani.

Tashmë sipas raportit të DIA-s këta mafioz shqiptarë kanë kontakte me mafien italiane, për trafiqe armësh dhe droge, ndërkohë që emigracioni klandestinë mbetet primar në listën e gjatë të problemeve mes dy brigjeve. Konkluzionet e këtij raporti të drejtorisë anti-mafia të policisë italiane, bëhet pas një tjetër raporti të ngjashëm dhe takimit mes dy ministrave të Brendshëm, Bianco-Poçi./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme