TI: Shqipëria, më e korruptuara në rajon


TI: Shqipëria, më e korruptuara në rajon

15:00 08/09/2016

Një raport i

Transparency International

mbi korrupsionin në Shqipëri dhe rolin e institucioneve për ta luftuar këtë fenomen, nënvizon faktin se Shqipëria ka nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon.

Në prezantimin e tij, koordinatorja e Organizatës për Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor, Cornelia Abel, tha se

“ky raport tregon qartazi se ku nevojiten ndryshimet për të luftuar korrupsionin, Shqipëria ka një ndër nivelet më të larta të korrupsionit të perceptuar në të gjithë rajonin dhe se shqiptarët janë të zhgënjyer nga sistemi politik dhe janë të lodhur teksa shohin të korruptuarit që përdorin paratë dhe influencën për t’i shpëtuar ndëshkimit”.

Transparency International

 thotë se Shqipëria mbetet e prekshme ndaj korrupsionit për shkak të ndërhyrjeve politike dhe mungesës së pavarësisë në institucionet kyçe të mbikëqyrjes.

“Shqipëria nuk i plotëson kërkesat e Bashkimit Europian për luftën kundër korrupsionit dhe nëse nuk ndërmerr reforma kyçe, kjo mund mund të pengojë integrimin në BE,”

shton koordinatorja Abel.

Ajo theksoi se, 

“është shqetësuese që institucionet e ngritura për të garantuar se vendimarrësit do të veprojnë në interes të qytetarëve shqiptarë, nuk kanë fuqi, pavarësi dhe burime për ta realizuar këtë”.

Raporti vlerëson se institucionet kyçe në luftën kundër korrupsionit, si zyra e Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit janë subjekte të trysnisë dhe ndërhyrjeve politike, duke minuar aftësinë e tyre për të përmbushur detyrën e ndalimit të korrupsionit.

Zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar

, thuhet me tej ne raport,

duhet të kuptojnë se ata janë në ato poste për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë dhe se çdo abuzim me postin duhet ekspozuar, denoncuar dhe ndëshkuar”.

Tv Klan






Të ngjashme