Raporti i TI: Shqipëria vend me korrupsion të lartë


Raporti i TI: Shqipëria vend me korrupsion të lartë

09:43 16/11/2016

Një në 3 persona që jetojnë në rajonet e Evropës dhe deri në Azinë Qendrore, e konsiderojnë korrupsionin si problemin më të madh, me të cilin përballën vendet e tyre.

Ky është përfundimi i raportit më të ri, të publikuar sot nga organizata “Transparency International”.

Në këtë studim organizata tregon se brenda BE-së, rreth 66% e banorëve të Spanjës e shohin korrupsionin si një problemin më të madh të vendit të tyre.

Ndërsa në Gjermani kjo përqindje është e vogël, ku vetëm 2% e të anketuarve e konsiderojnë korrupsionin si problemin më të madh të vendit të tyre.

Për sa i përket Shqipërisë, Ukrainës dhe Bosnjë Hercegovinës, më tepër se gjysma e të anketuarve u shprehën se drejtuesit e vendit të tyre janë të korruptuar në nivel të lartë.

Prej vendeve të tjera evropiane, që shihen se e kanë shkallën më të lartë të korrupsionit, sipas raportit “Barometri i Korrupsionit Global 2016”, janë Moldavia, Kosova dhe Ukraina.

Në Kosovë, më pak se 50% e popullatës e shohin korrupsionin në mesin e problemeve më akute me të cilin ballafaqohen vendi.

Ndërsa lidhur me çështjen se qeveritë çfarë politikash po bëjnë për të luftuar korrupsionin në sektorin publik rreth 53% e qytetarëve mendojnë se qeveritë po punojnë shumë pak, kurse 23% mendojnë se qeveritë po punojnë shumë mirë. /tvklan.al






Të ngjashme