Raporti ndërkombëtar: Shqipëria, burim kryesor i kanabisit në BE


Raporti ndërkombëtar: Shqipëria, burim kryesor i kanabisit në BE

19:08 02/03/2018

Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit të trafikuar në Bashkimin Europian

”, thotë Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve në raportin e tij të fundit.

Sipas raportit të vitit 2017, publikuar më 1 Mars 2018, kanabisi i përdorur në Bashkimin Europian është i prodhuar brenda Unionit, kryesisht në ambiente të mbyllura, si dhe i trafikuar nga rajonet e tjera, me Shqipërinë që mbetet burimi kryesor.

E ashtuquajtura rruga e Ballkanit dominon korridorin Europiano-Lindor të trafikimit të drogës

”, thuhet në raportin, ku theksohet se në rrugën ballkanike drogat opioide trafikohen në sasi në rënie nga vendet e origjinës si Afganistani, Pakistani dhe Irani, transit nëpërmjet Turqisë dhe Ballkanit për në Europën Qendrore dhe Perëndimore.

Si rrugë përdoren kryesisht dy linja, njëra nëpërmjet Bullgarisë, Serbisë, Bosnjës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë, teksa një sasi më e vogël trafikohet nëpërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, e cila përdoret edhe për ripaketim dhe magazinim. Në drejtim të kundërt me këto rrugë lëviz droga sintetike, e cila burimin e ka në Europën Perëndimore.

Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë ngushtësisht me grupet kriminale në Greqi, Itali, Kosovë, Mal i Zi, Serbi, Maqedoni dhe Turqi

”, thuhet në raport.

Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga ka vazhduar bashkëpunimin me vendet kandidate dhe ato potenciale për në BE, duke i ndihmuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në zhvillimin e sistemeve të brendshme të paralajmërimit të hershëm.

Raporti nënvizon se në Shqipëri, gjatë 2016-ës “

situata e kanabisit u karakterizua nga një rritje në numrin e zonave të kultivimit, shoqëruar me zgjerim të rrugëve të trafikimit detar dhe përpjekjeve për trafikimin të drogës nëpërmjet rrugëve ajrore. Në vitin 2016, për shkak të rritjes së ofertës, çmimi i shitjes me pakicë të hashashi zbriti në nivelin e 100-400 eurove për kg.

Raporti thotë se konfiskimi i kanabisit në Shqipëri “

u rrit me 164 përqind nga viti 2015 në vitin 2016, duke arritur në nivelin e 30 tonëve, krahasuar me 11.3 tonë të kapur në vitin 2015. Përgjatë të njëjtës periudhë, çmimi i blerjes së kanabisit direkt nga prodhuesi ra nga çmimi 600-1300 euro për kg në vitin 2015, në 100-400 euro për kg në vitin 2016.

/tvklan.al






Të ngjashme