Raporti: Një në tre persona vuan nga kequshqyerja
Raporti global i të ushqyerit të këtij viti tregon se 44% e vendeve janë duke përjetuar nivele serioze të obezitetit, si shkak i kequshqyerjes. Kjo do të thotë se një në tre persona vuan nga kequshqyerja.
Profesoresha, Corinna Hawkes ka thënë: “Kequshqyerja në mënyrë të vazhdueshme rrit ndjeshëm obezitetin, duke shkaktuar nivel të lartë të sheqerit në gjak”. Sipas raportit të prekur nga obeziteti janë edhe fëmijët nën moshën 5 vjeç, si pasojë e gabimit të ushqyerjes nga ana e prindërve.
Gjithashtu ky raport ka treguar se qindra miliona njerëz janë mbipeshë duke rezultuar me sasi të lartë të kolesterolit në gjak, sasi të lartë të sheqerit dhe të kripës./tvklan.al