Raporti për konkurueshmërinë, Ahmetaj: Përmirësim seroz, lamë pas vendet e rajonit
Shqipëria është përmirësuar me 13 vende në renditjen globale të konkurueshmërisë që publikohet çdo vit nga Forumi Ekonomik Botëror. Në raportin e publikuar të mërkurën për vitin 2016 – 2017, vendi ynë mban pozicionin e 80 -të nga vendi 93, që mbante një vit më parë.
Përmirësimi i Shqipërisë në këtë raport është përshëndetur nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili thotë se Shqipëria është me tërheqëse për të bërë biznes dhe ka lënë pas edhe vendet e rajonit
Në rritjen e pozicionit të Shqipërisë përsa i përket konkurueshmërisë, sipas raportit kanë ndikuar përmirësimi në fushën e Arsimit dhe Shëndetësisë. Si faktorë problematikë për të bërë biznes, sipas raportit, renditen korrupsioni dhe niveli i taksave.
Në daljen për mediat, Ministri i Financave Ahmetaj, bëri të ditur se të mërkurën është kaluar në qeveri edhe financimi i plotë i Reformës në Drejtësi nga ana e qeverisë, që sipas tij, kushton 1.8 miliardë.
Tv Klan