Raporti/ Vrasja e Ivanoviç dhe zhvillimet për Specialen


Raporti/ Vrasja e Ivanoviç dhe zhvillimet për Specialen

11:28 03/02/2018

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka publikuar raportin e tij për zhvillimet në Kosovë, ku theks të veçantë ka vrasja e liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviç, dhe tentimi për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Situata në veri në Kosovës përshkruhet përgjithësisht e brishtë, me një numër incidentesh të raportuara, ndërsa vrasja e Ivanoviç cilësohet si e atillë që ka mundur të prodhojë pasoja shumë më të mëdha se vetëm në veri.

Në sferën e dialogut me Kosovës dhe Serbisë, përshëndeten disa veprime nga të dyja shtetet, drejt implementimit të marrëveshjeve të arritura deri tash, si edhe nisja e dialogut të brendshëm në Serbi për  këtë çështje, por theksohet mungesa e çfarëdo ideje për afatin kohor të funksionalizimit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

Raporti përmend edhe dënimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, vazhdimin e gjykimit të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, si edhe shumicën e ngjarjeve kyçe në drejtësinë kosovare. /Klankosova.tv






Të ngjashme