Raportohet rasti i parë i gripit të shpendëve te njerëzit


Raportohet rasti i parë i gripit të shpendëve te njerëzit

11:15 16/02/2018

Raportohet në Kinë rasti i parë i gripit të shpendëve H7N4 te njerëzit. Një grua 68 vjeçare, e cila jeton në provincën Jiangsu në lindje të Kinës, kishte qenë e eksopozuar ndaj një shpendi para se të prekej nga simptoma të ngjashme me pneumoninë. Ajo u shtrua në spital më 1 Janar dhe doli pas një trajtimi të suksesshëm më 22 Janar.

Sipas asaj që shkruan CNN, deri në shkurt, virusi u përcaktua si ai i shpendëve, sipas një raporti të Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shumica e llojeve të gripit të shpendëve nuk transmetohet te njerëzit. Sëmundja e gripit të shpendëve H7N4 u identifikua për herë të parë në Australi në vitin 1997, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Por ky është rasti i parë i këtij lloji që prek njerëzit./tvklan.al 






Të ngjashme